17 Maj, 2023

Si ta kuptoni që njeriu që ju po dilni është i duhuri, dhe nuk duhet ta humbisni


Më poshtë do të lexoni disa këshilla se si mund  ta kuptoni që në takimin e parë që ai/ajo është personi i duhur për ju?

  1. Shumë hapësira boshe në bisedë

 

Në takime të para, domosdo që do ketë edhe momente kur heshtni, por nëse të dy keni vështirësi për t’i mbushur me tema bisedash këto çaste të qeta, atëherë me siguri nuk keni mjaftueshëm interesa të përbashkët. Nëse thjesht jeni nervozë, fllisni për këtë.

 

  1. Konflikti

 

Temat duhen mbajtur larg tavolinës në një takim të parë, por nëse rastis të flisni për to dhe të mos bini dakord, kjo është një shenjë që nuk jeni të përshtatshëm në një nivel tjetër. Nëse s’bini dakord për gjërat e rëndësishme, po për ato të parëndësishmet?

 

  1. Përdorimi i celularit

 

Ta mbash celularin në tavolinë gjatë një takimi është e pasjellshme, por ta përdorësh është edhe më e pasjellshme. Të dy duhet të fokusoheni te biseda e te njëri-tjetri, jo temesazhet apo rrjetet sociale.

 

  1. Nuk ka kimi

 

Disa gjëra janë jashtë kontrollit tuaj. Është e rëndësishme t’i kushtoni rëndësi kimisë gjatë tuaj të parë sepse është një tregues i fuqishëm për potencialin tuaj romantik.

 

  1. Ke filluar të mendosh për faturën

 

Një shenjë e qartë që mezi po pret të largohesh nga aty.

 

  1. Duket si marrje në pyetje e jo si bisedë

 

Takimet e para janë përherë pyetje të thjeshta e biseda të lehta, por s’keni pse ndiheni sikur jeni në komisariat.

 

  1. Përmendja e ish-ave

 

Qëllimi i një takimi është të njohësh dikë të ri, jo të mbytesh në kujtimet e të kaluarës. Jo vetëm që të flasësh për ish-at është një temë e sikletshme, por edhe duket sikur keni dikë tjetër në mendje.

 

  1. Mbaron shumë shpejt

 

Nëse takimi i parë zgjat pak, shanset që një takim i dytë të ndodhë janë shumë të ulëta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al