22 Prill, 2022

Si e përjetoi Rihanna arrestimin e papritur të partnerit të saj? Ja çfarë tregojnë burimet


Detaje të reja kanë dalë rreth arrestimit të A$AP Rocky në aeroportin LAX, dhe sesi Rihanna ishte e pranishme gjatë atij momenti.

TMZ raporton se Rihanna ishte “tronditur” duke parë të dashurin e saj duke u arrestuar pasi ata zbritën me avionin e tyre privat nga Barbados, ku kishin qenë duke pushuar. Rihanna është në  muajt e fundit të shtatzënisë së saj të parë.

Të njëjtën gjë nuk e priti as reperi dhe burime të shumta të zbatimit të ligjit i thanë TMZ se policët “zgjodhën të mos i jepnin vëmendje Rocky-t ose ekipit të tij… arrestimi ishte më shumë se një javë në përgatitje”.

Rocky u arrestua në lidhje me të shtënat e nëntorit 2021. Ata donin të shihnin nëse mund të gjenin armën e përdorur në të shtënat në shtëpinë e tij. Më pas “koordinuan arrestimin dhe kontrollin e shtëpisë së tij.

Rihanna, ka treguar për mediat se kishte “dëshiruar të shkonte tek shtëpia e tij të mërkurën në mëngjes dhe të merrte disa nga gjërat e saj, por policët nuk e lanë të hynte”.

As Rihanna dhe as Rocky nuk e kanë komentuar publikisht arrestimin. Një burim tregoi për ‘Entertainment Tonight’ dje se si ndihej Rihanna për këtë.

 “Kjo dramë është gjëja e fundit që Rihanna-s i duhet tani”, tha burimi. “Ajo dëshiron të jetë e qetë, e relaksuar dhe e përqendruar 100 për qind në ardhjen e foshnjës së saj, duke mos u stresuar!”

Burimi gjithashtu konfirmoi se arrestimi ishte një surprizë. “Ky arrestim nuk ishte diçka që ata e prisnin,”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al