13 Qershor, 2019

“Shumë moderne për ato vite”, ja si dukeshin gocat e Tiranës në 1994-n (FOTO)


Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, herë pas here publikon në profilin e saj në “Instagram” fotografi të shumë viteve më parë.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, teksa ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me shoqet e saj. E teksa sheh atë imazh, lind pyetja se “cili është sekreti i Ledinës që ka mbetur po kaq në formë sa 25 vite më parë?”.

Në foton e shkrepur në vitin 1994, Çelo shfaqet e veshur me xhinse me bel të lartë dhe një bluzë të tejdukshme. Më këtë pamje, ajo do që të na tregojë se gocat e Tiranës e ndiqnin modën që në atë kohë.

Në këtë foto komentet janë të shumta dhe të gjithë ndjekësit e komplimentojnë Ledinën dhe shoqet e saj për bukurinë. Disa ndjekës shkruajnë se këto janë bukuri natyrale, e disa të tjerë komentojnë veshjet e tyre që i quajnë moderne për ato vite.

Këngëtarja gjithashtu ka publikuar në “Instastory” një foto të vjetër, ku ka pozuar përkrah të vëllait në Paris. Aty shfaqet e veshur me xhinse dhe si gjithmonë është në super formë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al