22 Qershor, 2018

Shumë “hot” me të kuqe, mami i Oriola Marashit ka dy fjalë për Elvana Gjatën (FOTO)


Mesa duket Elvana Gjata nuk e ka në mend që të ndalet! Pas hitit të saj më të fundit me titull “Ku vajti”, ajo ka një tjetër surprizë për fansat e saj.

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar ka postuar një ditë më parë një fotografi ku shfaqet e veshur me të kuqe. Bashkëngjitur fotos ajo shkruante: “Ja prit pak”, ku të gjithë ndjekësve ju shkoi mendja te një tjetër këngë.

Fustani i kuq duket sikur ishte dizajnuar për t’iu përshtatur trupit të këngëtares shqiptare, teksa i theksonte linjat.

Komentet janë të shumta në këtë foto, por që bie në sy ai i mamasë së Oriola Marashit, Xhoi Jakaj. “Dashuri e tëra nga koka te dora se këmbët nuk i shoh… Diell je ti”, i shkruan ajo.

Më pas Elvana vendosi që të ndante në “Instastory” një pjesë nga kënga e saj përmes një video pa volum, në të cilën të gjithë i kemi sytë te fiziku i saj.

mamasita ?? what is coming ….. ?? can’t fuckin’ wait #elvanez ‘ @elvanagjataaaa

A post shared by e.gj ♡ (@elvanadiary) on

Në këtë mënyrë kuptuam se këngëtarja paska aftësi të mira kërcimi dhe për të lëvizur asetet.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al