15 Nëntor, 2022

“Shtrova vajzën 3 muajshe në spital dhe ata dyshuan”- Cristiano Ronaldo akuza Manchester United: Më lëndoi dhe më bëri të ndihesha keq


Cristiano Ronaldo ka akuzuar Manchester Unitedin për mungesë ‘empatie’ pasi zyrtarët e klubit dyshuan kur u tha se vajza e tij tre muajshe ishte shtruar në spital në korrik dhe se nuk mund të kthehej në kohë për stërvitjet parasezonale sepse donte të qëndronte me të bijën.

ronaldo1

Gjatë një interviste “bombë” të yllit portugez me Piers Morgan, ai u shpreh se kjo gjë e lëndoi dhe e bëri të ndihej keq.

37 vjeçari dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez zbuluan se djali i tyre kishte vdekur gjatë lindjes më 18 prill, por vajza e tij binjake mbijetoi.

Çifti e përshkroi vdekjen e foshnjës si ‘dhimbjen më të madhe’ me homazhet që vërshuan nga e gjithë bota e futbollit, përfshirë mbështetësit e Liverpool-it që këndonin You’ll Never Ëalk Alone në minutën e 7-të.

“Nuk e prisja kurrë këtë”, tha Ronaldo duke shtuar se gjeti forcën për të vazhduar të luante, i nxitur pjesërisht nga mbështetja mahnitëse që mori nga tifozët e klubeve rivale.

Ai dhe Georgina morën gjithashtu u ngushëlluan nga familja mbretërore, gjë që e mahniti dhe e preku në të njëjtën masë.

Por sulmuesi akuzoi klubin e tij për mungesë ’empatie’, veçanërisht kur fëmija i tij tre muajsh u dërgua në spital në korrik.

Kjo bëri që ai të kthehej vonë në stërvitjet parasezonale sepse donte të qëndronte me të.

ronaldo

Çfarë deklaroi Piers Morgan:

Kur intervista jonë mbaroi, Georgina mbërriti e emocionuar me fëmijët e tyre të vegjël, të cilët menjëherë vrapuan te babai i tyre dhe u kapën pas këmbëve të tij.

Të shohësh Ronaldon me fëmijët e tij është një gëzim; i trajton me të njëjtën dashuri dhe përzemërsi që e ëma i ka dhënë atij gjithmonë mbi të.

Ai më tha: “Familja ime është gjithçka për mua. Aq më tepër pas asaj që kemi kaluar këtë vit.”

Ronaldo bëri një zbulim befasues prekës për djalin e tij të vdekur që më trishtoi mua.

Gjithçka që ai bën ose thotë shqyrtohet kaq intensivisht, shpesh ashpër, në gjithë botën.

Të përballësh me këtë pasi je përjetuar tragjedinë tronditëse të humbjes së një fëmije duhet të jetë jashtëzakonisht e vështirë.

Por ai nuk dëshiron që askush të ndjejë keqardhje për të.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al