26 Tetor, 2018

“Shtëpi me dy jetë”, nga burg famëkeq në banesë moderne (FOTO)


Për 28 vjet ka qenë një burg famëkeq, por tani është një shtëpi moderne dhe ndodhet në një pjesë malore të Bejrutit të Libanit.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet se si ka qenë dikur kjo ndërtesë, e braktisur nga forcat ushtarake pas luftës, si dhe përfundimet e mahnitshme që janë bërë pas punimeve të shumta.

Arkitekti libanez Nabil Gholam ka punuar në të ashtuquajturën “Shtëpi me dy jetë”, që është ndërtuar në një vend me peizazh përrallor.

Janë dashur plot shtatë vite që të bëhet finalizimi i ndryshimit të kësaj ndërtese. Gjithashtu thuhet se kanë punuar plot 120 punonjës si dhe janë shpenzuar mbi dhjetë milionë dollarë.

“Për 28 vjet ishte një burg famëkeq, ku të burgosurit rriheshin brutalisht dhe rrallë shpëtonin të gjallë”, është thënë lidhur me godinën e shndërruar tani në shtëpi.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al