17 Qershor, 2022

Shtatzënë për herë të pestë? Ariana Fejzullahu reagon pas zërave dhe zbulon si qëndron e vërteta


Partnerja e Ermal Fejzullahut, Ariana, ka reaguar pas lajmeve se është në pritje të ëmbël.

Ajo ka publikuar një foto me gjasa nga shtatzënia e fundit ku fokuson barkun e rrumbullakosur teksa shkruan: “Due u bazuar te mediat sociale”. Në këtë mënyrë Ariana ka hedhur poshtë zërat se është në pritje të ëmbël.

Edhe këtë herë shkak i aludimeve u bë një foto e publikuar nga blogerja në Instagram ku ajo shfaqej me pizhama para pasqyrës dhe barku i duket paksa më i rrumbullakosur se zakonisht. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të nisin aludimet, teksa e gjitha duket se lidhet me këndin e fotos. Në postimet e tjera ajo shfaqet me barkun e tonifikuar dhe duke bërë palestër gjë që e hedh poshtë këtë teori.

 

Artisti është shprehur shpeshherë që dëshira e tij është që të ketë një familje të madhe me shumë fëmijë. Këto deklarata të Ermalit kanë bërë që fotot e Arianës të ‘shihen me lupë’. Jo më larg se një vit më parë një tjetër foto e saj krijoi zëra se ishte në pritje të ëmbël. Gjë që rezultoi e pavërtetë pasi ishte thjesht këndi i fotografisë që krijoi një iluzion optik për ndjekësit e saj.

Këngëtari dhe Ariana janë prindër të katër fëmijëve të cilët i shohim shpesh në rrjete sociale: Arti, Buna, Era dhe më e vogla, Ana. Vogëlushja erdhi në jetë në shtator të vitit 2019. Asokohe Ariana u shpreh se nuk ka mbaruar me kaq, pasi dëshiron që ta bëjë djalin me një vëlla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al