27 Nëntor, 2017

Shqipëria e Jugut përfshihet nga tërmetet, shënohen dy lëkundje të njëpasnjëshme


Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, lëkundjet sizmike kanë qenë të lehta dhe fatmirësisht nuk kanë shënuar të lënduar dhe as dëme materiale.

24099618_10155799161982159_85713852_n

Lëkundja e parë është ndjerë në orën 07:18, ndërsa e dytë rreth 14 minuta më vonë, dhe kanë qenë me magnitudë 3.2 dhe 2.7 ballë të shkallës Rihter. Deri tani nuk raportohet për dëme, por priet një raport më i plotë në orët në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al