Princi Harry dhe Meghan Markle janë larguar nga Kanadaja për të jetuar në shtëpinë në Los Angeles.
Duka dhe Dukesha e Sussex vendosën të largohen nga ishulli Vancouver, ku qëndruan që pasi hoqën dorë nga titujt mbretërorë, mes frikës se kufiri SHBA-Kanada mund të mbyllet për shkak të koronavirus.
Meghan dhe Princ Harry dëshironin të ishin afër ekipit të tyre agjentëve dhe PR të Hollyëood.
Gjithashtu atyre u janë bashkuar nëna e Meghan, Dora dhe miqtë e saj.
Ata besohet se jetojnë në zonën e Hollyëood me djalin e tyre dhjetë muajsh Archie.
Ndërkohë Dora është parë duke shëtitur qenin e saj në zonën e Vieë Park të Los Angeles të enjten.
63-vjeçarja u bë personazh i famshëm në botë kur mori pjesë në dasmën mbretërore të vajzës së saj dy vite më parë.
Ndërsa ish bashkëshorti i saj Thomas Markle, nuk mori pjesë në dasmë pasi nuk u ftua nga Meghan për shkak të skandaleve në atë periudhë.
Lëvizja e fundit e çiftit thuhet se ka habitur dhe tmerruar anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, të cilët kishin shpresuar se mund të ktheheshin në Britani për të ndihmuar në mes të pandemisë koronavirusit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al