17 Tetor, 2022

“Shpresoja se do të gjenim paqen së bashku”, publikohet letra që Angelina i dërgoi Bred Pitt pas ndarjes


Është publikuar përmbajtja e letrës  që Angelina Jolie i ka dërguar Brad Pitt pas ndarjes, ku fillimisht pohonte se vendosi t’i drejtohej në këtë mënyrë, sepse do të bëhej shumë emocionuese nëse do të flisnin drejtpërdrejt. Aktorja detajoi vendimin e saj për ta shitur kantinën e verës Chateau Miraval në Francë, që e kishte në bashkëpronësi me aktorin. Ish-çifti hollivudian ka jetuar për disa kohë në një pronë pranë kantinës. “Është vendi ku i sollëm binjakët dhe ku u martuam në kujtim të nënës sime, mendova se do të plakesha këtu. Është e pamundur ta shkruaj këtë pa qarë.

Do ta ruaj kujtimin e asaj që ishte 10 vjet më parë”, ka nisur letrën Jolie. Ajo ka thënë se ky ishte edhe vendi që ishte “fillimi i fundit të familjes së tyre” dhe ku alkooli u bë fokusi: “Shpresoja se do të gjenim paqen së bashku. E shoh se tani me të vërtetë doje të shpëtoje nga unë dhe me shumë mundësi do të gëzohesh kur ta lexosh këtë letër”. Besonte se në katër vitet e fundit se ai ka shpenzuar para në mënyrë të pakontrolluar dhe ka marrë vendime me të cilat ajo nuk është dakord: “Unë u trondita nga fotografitë që u përdorën për të promovuar konsumin e alkoolit.

Në çdo rast, besoj se duhet të ecim përpara dhe shpejt”, ka shkruar aktorja. Në letër, Jolie e kishte përmendur edhe incidentin e vitit 2016, kur Brad dyshohet se i kishte sulmuar fizikisht fëmijët dhe atë. Pas këtij incidenti, ajo bëri kërkesë për divorc. “Nuk mund të ta përshkruaj sa e mërzitur jam.  Sinqerisht shpresoj që kur të rriten fëmijët të duan të vizitojnë kantinën dhe pronën.

Kjo letër  është publikuar nga Entertainment Tonight dhe është gjetur në një nga dokumentet e gjykatës. Angelina e shkroi atë në janar të vitit të kaluar. Kujtojmë se në korrik, Jolie fitoi një proces gjyqësor kundër Brad për shitjen e aksioneve në kantinën e sipërpërmendur. Brad dhe Angelina pas shumë vitesh bashkë, janë martuar në vitin 2014  në një ceremoni të vogël në Francë, ndërsa bashkë kanë gjashtë fëmijë, nga të cilët tre janë fëmijë biologjikë ndërsa tre të adoptuar.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al