7 Maj, 2020

“Shpresoj të jeni të sigurtë në këtë kohë të çmendur”- Nora Istrefi rikthehet në Instagram me poza seksi


Prej disa kohës Nora Istrefi ishte shkëputur nga rrjete sociale. Por këngëtarja është rikthyer më seksi se kurrë në Instagram.

Ajo publikoi dy foto ku shfaqet mjaft provokuese dhe vë në pah linjat e saj trupore perfekte.

Nora duket mjaft tërheqëse ndërsa ndan mesazhin me ndjekësit e saj.

“Shpresoj të jeni të sigurtë në këtë kohë të çmendur,”– shkroi ajo në përshkrimin e fotove, ku në një prej tyre shfaqet me maskë të zezë.

Këngëtarja nuk ka bërë postime në Instagram që prej datës 23 mars dhe është rikthyer në një moment kur ndjekësit e saj po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të koronavirusit.

Raportohet se Nora është izoluar në shtëpinë e saj në Prishtinë për të qëndruar e sigurtë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al