8 Tetor, 2017

‘Shpërthen’ Mehdi Malka: Kam një pension prej 307 mijë lekësh, artisti shqiptar flet me vete


 

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” të dy moderatoreve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Ai ka ka treguar më shumë mbi pjesëmarrjen në “Dance With Me” si dhe detaje të tjera nga jeta e tij.

Por si një artist që nuk nguron të thotë hapur mendimin e tij, ai ka folur edhe për raportin me politikën, ku në deklarata publike shpeshherë është treguar i ashpër me të.  “Nuk më ka shkuar mendja kurrë që ti futem politikës. Unë e dashuroj marrëzisht punën time. Ne jemi një grup me njerëz që themi, po mirë mo si nuk u bë ky vend, mund të ishte bërë ky vend”.

Ai mori shembullin e Shkodrës ku përmendi faktin se është një nga qytetet më të bukura, që nuk i mungon asgjë nga ana natyrore, por që është qytet i trishtuar. Sigurisht që këtë nuk e ka bërë as natyra dhe as populli shkodran , por e kanë bërë ata që udhëheqin Shkodrën . “ Përgjegjësia në çdo rast i takon politikës”.

I madhi Gëte ka thënë :” Kemi tre lloj mbretërish, i pari është ai që mendon për vete, i dyti ai që mendon për vete dhe për ne dhe i treti ai që mendon për ne. Paçim fat, na rëntë i dyti. Këtu tek ne jemi tek i pari, kemi politikanë që mendojnë vetëm për vete”.

Pyetjes së gazetareve se a e lufton një artist politikën, ai  është përgjigjur:

“ Jo nuk e lufton dot. E pengon një gjë e thjeshtë; buka e gojës. Artisti është i varur nga shteti, merr një rrogë dhe shteti për një arsye apo për një tjetër e pushon nga puna. Artisti në fund përfundon duke folur me vete. Lë fëmijët të uritur dhe fëmija të detyron ty që edhe të shitesh me elegancë.”,- është shprehur Mehdi Malkaj në “Thumb”. Ai tha se edhe pse ka 40 vjet punë, ai ka një pëson prej 307 mijë lekësh. (MIN 9:00- 11:00) /Panorama Plus/

 

 

Ne nje interviste ekskluzive per Thumb, aktori I madh Mehdi Malkaj I ka thene te gjitha!Sa leke e ka pensioni? Si ndihet kur sheh Aurela Hoxhen te zhveshur? Kush e meriton titullin “Mjeshter I Madh? Me tej shton: “Po fole kunder politikes, te heqin nga puna!””

Publié par Blitz.al sur samedi 7 octobre 2017

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al