12 Mars, 2020

Shoku i skuadrës rezultoi pozitiv me koronavirus, Cristiano Rolando detyrohet të karantinohet. Braktis Italinë e zhvendoset në Portugali


Situata te Juventusi nuk duket aspak e mirë, teksa vetëm pak orë më parë dolën analizat se mbrojtësi bardhezi, Daniele Rugani rezultoi pozitiv me Koronavirus.ronaldo

Pikërisht kjo sjell që mbrojtësi ta ketë transmetuar atë edhe tek të tjerët, për shkak të kontakteve që ka pasur me shokët. Gjithashtu edhe Kristiano Ronaldo i trembet kësaj, teksa ka udhëtuar drejt Portugalisë dhe ende nuk është kthyer në Itali.

Pas ndeshjes me Interin, sulmuesi vendosi të udhëtojë drejt Madeiras, për t’i qëndruar afër nënës së tij, e cila pësoi një goditje në tru para pak ditësh.

Kur të gjithë prisnin që ai të kthehej të Juventusi, portugezi ka vendosur të qëndrojë në vendilindjen e tij, ku është vetë karantinuar.ronaldooo

Gjendja që po kalon Italia nuk është aspak e mirë dhe për këtë arsye Ronaldo ka vendosur të qëndrojë në Portugali deri sa të stabilizohet gjendja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al