30 Dhjetor, 2017

Shokon Kastro Zizo, të ftuarit i shkojnë në fejesë, ai dhe partnerja zhduken


Ditën e djeshme, përmes një mesazhi në grup, kantautori Kastro Zizo njoftoi të gjithë miqtë, kolegët dhe mediat për fejesën e tij me një vajzë të quajtur Elma Sulejmani. Dreka e fejesës do të mbahej sot, por të ftuarit, miqtë e kantautorit kanë shkuar në resortin në periferi të Tiranës ku do të mbahej festa dhe nuk kanë gjetur aty as Kastron dhe as partneren e tij, raporton revistawho.com.7FD412CF-267F-468E-A664-FD8CF16FA565

Emra të njohur të ekranit dhe medias ishin prezentë sot aty dhe të gjithë mbetën të habitur nga ky veprim i Kastros. Lajmi se fejesa u anulua u bë i ditur nga kamarierët dhe menaxheri i restorantit. Se çfarë ka ndodhur, këtë do të na e thotë vetë Kastro, i cili duhet t’u japë shumë sqarime miqve dhe kolegëve të tij, pasi të hapë telefonin…

Në foton e shkrepur ekskluzivisht nga revistawho.com shfaqet Rovena Stefën me të motrën, gazetari dhe opinionisti i “Top Show Magazine” Ervin Kurti dhe prezantuesja e “Siluetë” Gerta Gixhari. Të gjithë të hutuar nga kjo që ka ndodhur dhe duke shpresuar që Kastro të jetë mirë…/revistawho.com/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al