9 Prill, 2019

Shokohet nusja, ish-e dashura e dhëndrit shfaqet me vello në dasmë: Ishte faji im, kthehu… (VIDEO)


Një nuse ka mbetur e shokuar në ditën e saj më të bukur, teksa në dasmë është shfaqur ish-e dashura e dhëndrit. Madje edhe ajo ishte veshur me fustanin e bardhë të nusërisë.

Gruaja me vello u shfaq në dasmë në momentin që dhëndri ishte gati të puthte nusen. Ajo ulet në gjunjë para dhëndrit dhe duke qarë i kërkon që të kthehet serish me të.

“Ishte faji im, kthehu me mua”, i thotë ish-e dashura atij, teksa nusja shikonte e tronditur të gjithë skenën.

E turpëruar dhe e mërzitur, nusja vendos që të largohet nga dasma dhe dhëndri e ndjek. Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe video e publikuar në rrjetet sociale u bë menjëherë virale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al