Shtatë ditë më parë, Fiori Dardha humbi nënën e saj pas një beteje me kancerin e për këtë arsye moderatorja po kalon një moment shumë të vështirë.
Lajmin e trishtë ajo e ndau me të gjithë në rrjete sociale, por disa prej tyre e kanë paragjykuar për faktin që është kthyer në punë.
Megjithatë, Fiori u ktheu një përgjigje të gjithë atyre që janë habitur nga veprimi i saj, nëpërmjet një statusi të publikuar në Instastory.
Moderatorja zbuloi se ka plotësuar amanetin e mamasë së ndjerë, për ta vazhduar jetën pa e lejuar dhimbjen që ta mposhtë.
“Për ata që habiten kur shohin se jam kthyer në punë:
Po! M’u desh të hyja në studio dhe të regjistroja ‘Boom’ në të tretat e mamit tim. Bëra edhe grim, krijova edhe atmosferë në studio. Madje, edhe buzëqesha me batutat e Rozit.
Televizioni ka kërkesat e tij. Kush punon në TV, ‘e ka të ndaluar’ të sëmuret dhe të mbajë zi.
Nuk e di ku e gjeta forcën, (që shkova nga varrezat direkt në televizion), por di t’ju them, se bëra atë që mamaja ime ka dashur dhe ka lënë amanet:
Të vazhdojmë të jetojmë dhe të mos lejojmë dhimbjen të na mposhtë!
Jam e bindur që dashuria për të, do të jetë motiv për t’iu gëzuar jetës!”, shkruante Fiori në status.
Pak kohë më parë, Dardha kishte treguar se po i qëndronte gjatë gjithë kohës pranë nënës së saj, për t’i dhënë forcë e dashuri për ta përballuar këtë sëmundje të tmerrshme.
Megjithatë, ndonëse para saj shfaqej e fortë, nga ana tjetër qante fshehurazi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al