27 Gusht, 2021

Shkoi për të realizuar një set fotografik, modelja sulmohet në fytyrë nga leopardi! Dërgohet me urgjencë në spital, por…


Një modele është kafshuar në fytyrë disa herë nga një leopard gjatë realizimit të një seti fotografik. Jessica Leidolph, 36 vjeç, u lëndua gjatë sulmit nga leopardi në Gjermani, shkruan “The Sun”.

modelja, leopard (1)

Leopardi 16-vjeçar me emrin Troja, sulmoi papritur pasi Leidolph hyri në zonën e tij, duke e lënë modelen të plagosur në fytyrë. Ajo humbi ndjenjat në ato momente dhe u dërgua me aeroplan në spital me plagë të rënda nga të cilat dilte shumë gjak. Ajo u fut menjëherë në sallën e operimit.

modelja, leopard (4)

Ajo më kafshoi faqen, veshin dhe kokën,“- tha ajo më vonë.

Pronari 48-vjeçar i leopardit ka punuar si trajner i kafshëve për 20 vjet dhe ka një licencë ligjore për të mbajtur kafshët. Një zëdhënës i rrethit Burgenlandkreis zbuloi se nuk kërkohet leje në Saksoni-Anhalt për të mbajtur leopardë.

modelja, leopard (3)

Një oficer i shëndetit publik vizitoi kompleksin të Mërkurën për të kontrolluar nëse kafshët ishin mbajtur në mënyrë adekuate dhe nëse objekti plotësonte standardet.

modelja, leopard (2)

Ndërkohë, Jesiça në faqen e saj të internetit shkruan se është një aktiviste për të drejtat e kafshëve në kohën e saj të lirë dhe ka një kalë, mace, papagallë dhe pëllumba në shtëpinë e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al