18 Qershor, 2018

Shkëlzen Berisha bën veprimin e papritur, Armina ka dy fjalë për të (FOTO)


Blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, janë një prej çifteve më të komentuar të showbizz-it shqiptar.

Armina është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërsa Shkëlzeni së fundmi ka vendosur të ketë një profil edhe në “Instagram”, duke hapur një llogari të re në emrin e tij.

Por Shkëlzeni qëndron në kontakt me ndjekësit e tij edhe në profilin që ka në “Facebook”, ku së fundmi ka përditësuar foton e tij të profilit. Duke qenë se ka filluar Kampionati Botëror, ai ka vendosur një foto ku tregon se bën tifo për skuadrën e Brazilit.

Por nga komenti që Armina ka bërë duket se nuk është aspak dakord me veprimin e tij. Ajo i shkruan: “Edhe këtë e bëre?”, ku e shoqëron me emoji me të qeshura, ndërsa partneri i saj ka reaguar duke qeshur.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al