12 Tetor, 2018

Shfaqen të lumtur para aparatit fotografik, pot Bradley dhe Irina paskan muaj që kanë probleme në çift


Filmi i tij “A Star Is Born” është tashmë duke korrur sukses. Dhe aktori i famshëm Bradley Cooper festoi suksesin e tij me partneren Irina Shayk dhe vajzën e tyre, Lea në Nju Jork.

Gjithçka dukej në rregull, deri në momentin që portali “Page Six” raportoi se çifti ka me muaj të tërë që ka probleme dhe nuk po shkon mirë. Media raporton se diferencat që ekzistojnë mes aktorit 43-vjeçar dhe modeles 32-vjeçare, tashmë kanë filluar të ndihen dhe të ndikojnë në lidhjen e tyre.

“Ai nuk pi pije alkoolike dhe po ndjek një regjim spiritual, ndërsa ajo do që të dalë”, shkruan “Page Six”. Gjithashtu thuhet se Irina ka shkuar në Ibiza vetëm, për të bërë qejf, pa bashkëshortin dhe vajzën, por e shoqëruar nga fotografët Mert Alas dhe Marcus Piggott.

“Ata gati nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe nuk ishin fare të lumtur”, ka thënë një burim për median, duke shtuar se çiftin e kishte parë shumë larg njëri-tjetrit në një festë në Nju Jork.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al