10 Tetor, 2017

Sherri me Robert Aliajn/ Fiori Dardha lë spektaklin dhe këtë herë përfundimisht


Fiori Dardha dhe Robert  Aliaj u përplasën mbrëmjen e kaluar , teksa debati i tyre gjatë spektaklit ‘Dance with me’ degjeneroi në ofendime bëri që Fiori të largohet nga spektakli gjatë transmetimit live.

Vetëm pak më vonë, pas minutave të publicitetit ajo u rikthye sërish e veshur me atlete dhe xhinse dhe ashtu debutoi edhe numrin e saj koreografik.

Megjithatë ky kthim duket i përkohshëm pasi sikundër raporton Xing.al, Fiori ditën e sotme ka marr vendimin final duke u larguar përfundimisht nga spektakli. Kujtojmë këtu se pas Linda Reit, ajo është konkurrentja e dytë që e lë në mes rrugëtimin në këtë spektakël.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al