30 Qershor, 2018

Shënoi golin e fitores për Belgjikën, Jean Claude Van Damme ka një mesazh për Januzajn


Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka falënderuar autorin e golit të dy ditëve më parë për Belgjikën në ndeshjen me Anglinë, Adnan Januzaj.

“Një falënderim i madh për Adnan Januzaj i cili shënoi golin e fitore dje në Botëror për Belgjikën”, ka shkruar aktori në një postim në rrjetet sociale.

Por jo vetëm kaq. Van Damme, i cili në një pjesë të filmave luan edhe me aktorë shqiptarë, ka bërë shqiponjën me duar, gjest i diskutuar shumë kohët e fundit.

Van Damme është me prejardhje nga Belgjika dhe një pjesë e miqve të tij janë shqiptarë që jetojnë në SHBA. Njëri ndër ta është Pjeter Mallota, aktor dhe producent i filmave aksion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al