26 Tetor, 2018

Shefi i “Apple” flet hapur: Krenar që jam gej, dhurata më e bukur që më dha Zoti


Katër vjet më parë, Tim Cook u bë drejtori i parë i një kompanie të madhe që doli hapur si homoseksual. Ai thotë se është i lumtur për atë vendim të marrë dhe mos mbajtjen të fshehtë.

“Jam shumë krenar për këtë,” tha CEO i Apple (AAPL) për Christiane Amanpour të mërkurën në një intervistë ekskluzive për programin e saj në CNN International dhe PBS.

“Të qenit gay është “dhurata më e madhe e Perëndisë për mua”, tha ai.

Cook doli hapur më 30 tetor 2014. Orientimi i tij seksual kishte qenë shumë i përfolur paraprakisht edhe pse ai nuk e kishte konfirmuar atë publikisht.

“Dola hapur në publik pasi fillova të merrja histori nga fëmijët që lexonin online se isha homoseksual,”-tha ai.

Miliarderi tha se i vinin email-e dhe letra nga fëmijë që thonin se ishin braktisur, dhunuar ose abuzuar për shkak të orientimit seksual.

“Më duhet të bëja diçka për ta,”-sqaroi biznesmeni. “Doja ti demostroja fëmijëve gej se mund të jenë homoseksualë dhe të bëjnë punë të mëdha në jetë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al