6 Dhjetor, 2023

Shakira me një “diss” tjetër për Gerard Pique dhe nuk është këngë, ja për çfarë bëhet fjalë


Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira së shpejti do të vijë me një dokumentarë për jetën e saj, duke përfshirë këtue dhe tradhtinë e ish-partnerit të saj, futbollisti Gerard Pique me partneren e tij aktuale, Clara Chia, sipas Marca.

Mesa duket tradhtia  efutbollistit e ka frymëzuar Shakirën që të vijhë me projekte të reja që nuk i përkasin fushës muzikore, ndonëse pas ndarjes artistja ka publikuar disa këngë përmes së cilave ka treguar historinë e tradhtisë së futbollistit, të cilat u bënë hite brenda pak ditësh.

Prej disa kohësh, këngëtarja shoqërohet nga një kameraman i cili u pa gjatë ceremonisë Latine Grammy në Sevilje dhe në ditën kur doli në gjykatën e Barcelonës pranoi të paguante një gjobë në këmbim të uljes së dënimit.

Megjithatë lajmi akoma nuk është konfirmuar nga an ae këngëtares, por sipas mediave të huaja në dokumetar do të trefgohet hiostori e këngëtares për atë që i ka ndodhur dy vitet e fundit, ndërsa pritet që ai të publikohet në vitin 2024.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al