13 Korrik, 2019

Sfida me tapën e shishes, moderatori i njohur e realizon me sukses në mes të emisionit


Një nga sfidat më të famshme të momentit është “The Bottle Cap Challenge”. E kjo sfidë nuk mungoi as në puntatën e fundit të këtij sezoni të “Ftesë në Pesë”.

Ai që e provoi live ishte moderatori i njohur, Florian Agalliu. Ai ishte ndër të parët personazhe publikë shqiptarë që e postoi videon e sfidës së kryer me sukses në rrjetet sociale.

Për këtë arsye, moderatorja e emisionit Bieta Sulo i kërkoi që ta realizonte në po të njëjtën mënyrë në studion e “Ftesë në Pesë”.

Mjaftoi vetëm një provë nga ana e Florit, i cili me anë të gjuajtjes me këmbë arriti ta hiqte tapën e shishes me sukses.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al