17 Dhjetor, 2022

Sërish probleme për Kanye West, çfarë ndodhi këtë radhë


Problemet nuk kanë të sosur për Kanye West.

 Tani është kompania e tij, Yeezy, ajo që po përballet me një problem mjaft serioz pasi është gati të dëbohet nga zyrat e saj në Los Angeles për shkak të mospagimit të qirasë. Sipas Gazetës Nation, West i detyrohet dy muaj qira për 63,254 dollarë.

 

Përveç dëbimit, raporte të ndryshme theksojnë se kompania e Kanye është një rrëmujë, “kaos dhe një mjedis pune toksik dhe abuziv”. Është një kompani e mbushur me “pushime të menjëhershme dhe të vazhdueshme, taktika ngacmimi dhe poshtërimi dhe një mjedis aspak i pëlqyeshëm për të punuar”. Ky problem me Yeezy është një nga rrëmujat e shumta në të cilat është përfshirë reperi, i cili ka pasur një vit mjaft  intesive dhe me probleme të pafundme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al