11 Nëntor, 2017

Seriozisht dimër, ja kur nis acari. Sinoptikanët: Reshje shiu dhe borë


Nuk ka më dilema, sinoptikanet bejne parashikimin qe ndoshta shume nuk e pelqejne. “Shqiperia me temperatura dimri pas se henes dhe vijon……!”- shkruan Meteoalb, duke bere me dije se dimri tashme hyn mire.

dimri

Parashikimi sipas Meteoalb

Fundjava: Paraqitet kryesisht me vranësira dhe shira, më të konsiderueshëm në Qendër mbrëmjen e së shtunës deri mëngjesin e së dielës ndersa në Veri, shira të dendur mbrëmjen e së dielës deri mesditës e së hënës.

Vranësirat dhe shirat mbeten dominante edhe të hënën, më të dendur në ekstremin Verior dhe Jugor.

Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjeseve ndërsa pësojnë rënie me 2 – 3°C gjatë orëve të mesditës, më e ndjeshme në zonat Veriore dhe Lindore.

Mbrëmja e së hënës sjell rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin dhe reshje dëbore gjatë natës, në zonat malore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al