26 Mars, 2019

“Selfie” në hekurudhë, adoleshentja humb jetën, merret përpara nga treni


Dëshira për të kapur foton perfekte në një hekurudhë, ndërkohë që treni po afrohej, i ka marrë jetën një adoleshenteje.

Ngjarja ka ndodhur në Orsk të Rusisë, ku 15-vjeçarja Karina Baymukhambetova, e cila tentoi të bënte “selfie”-n  ndërkohë që treni po afrohej, është marrë përpara nga lokomotiva, duke e lënë të vdekur në vend.

Një djalë që ndodhej me të, i cili besohet të jetë i afërm, arriti të largohej nga shinat në kohë. Shoferi i trenit përdori frenimin e emergjencës kur pa të rinjtë në hekurudhë por nuk arriti të ndalej në kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al