11 Mars, 2021

“Seksi me të dashurin tim është i mrekullueshëm, por…”- Ja ç’kërkesë ka 30-vjeçarja për partnerin e saj që është i martuar me dikë tjetër


E lidhur prej dy vitesh, 30-vjeçarja kërkon që partneri i saj i martuar me një tjetër, të ndahet nga bashkëshortja dhe të krijojë familjen për të cilën ai i flet shpesh. Por ç’përgjigje i dha asaj “Dear Deidre”, nga “The Sun” kur lexoi të gjithë historinë?

marredhenie

Unë jam shumë e lodhur që jam e dashura e fshehtë e të dashurit tim. Seksi është intensiv, emocional, por ai është bllokuar në një lidhje afatgjatë dhe thotë se nuk mund të jetë me mua.

Unë jam një grua 30 vjeç dhe kam dy vjet e lidhur me partnerin, i cili është 32 vjeç.

Ai është i mrekullueshëm dhe më bën të ndihem kaq e lirë dhe e gjallë në një mënyrë që nuk e kam ndjerë për një kohë të gjatë.

Ai më thotë në mënyrë të përsëritur se unë nuk jam një shtojcë për të, jam unë personi me të cilin ai dëshiron të jetë, por ai ka ngecur në marrëdhënien e tij.

Partnerja e tij është 29 vjeç dhe ai thotë se nuk e do dhe se kurrë nuk bëjnë seks, por ajo nuk mund të menaxhojë situatën pa të dhe ai druhet se mund të ndodhë diçka e keqe nëse e lë.

Ne nuk e shohim njëri-tjetrin shpesh, sepse është e vështirë për të të gjejë kohën, ose një vend për tu takuar, por sa herë që rrimë jashtë, duket sikur nuk kemi qenë kurrë të ndarë.

Ne biem në krahët e njëri-tjetrit, duke thënë se sa shumë e ndjejmë mungesën dhe e duam njëri-tjetrin. Ai më tregon se si e ëndërron të ardhmen me mu, përfshirë edhe planet për martesë dhe për fëmijë.

Miqtë e mi thonë se jam budallaqe që e pres dhe se ai kurrë nuk do të largohet nga partnerja që ka.

Ata thonë se ai po më përdor. E di që nuk është e vërtetë, ai dëshiron të dijë gjithçka për mua dhe jetën time dhe unë kurrë nuk ndihem e përdorur.

Burra të tjerë më kanë kërkuar, por unë gjithmonë them jo. Ata nuk janë kurrë aq të bukur, interesantë apo me sens humori sa i dashuri im.

Ai është i vetmi për mua, dhe të mos jesh me të po më vret. Unë dua që të gjitha premtimet e tij të bëhen realitet, por partneri i tij është në rrugën tonë”.

“Dear Deidre” thotë:

I dashuri juaj nuk mund t’ju përkushtohet kur është me dikë tjetër. Ai nuk është nëna e partneres së tij. A jeni e sigurtë që nuk po justifikohet për t’ju mbajtur të dy në jetën e tij?

Nëse ai nuk mund të gjejë një mënyrë për ta lënë atë, atëherë mund t’ju duhet të prisni për një kohë të gjatë për diçka që nuk mund të ndodhë kurrë.

Sa më gjatë të zgjasë, aq më i dhimbshëm do të jetë çdo zhgënjim. Ju po humbni potencialisht martesën dhe familjen që dëshironi.

Mënyra më e mirë për të zbuluar nëse fjalët e tij janë boshe është vendosja e një afati kohor që ai të largohet nga ajo dhe të bëjë atë që duhet.

Nëse kjo nuk ndodh, do ta keni të vështirë, por do t’ju duhet të ecni para dhe të shihni për që mund t’ju japë 100 për qind”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al