30 Shtator, 2019

Së shpejti dasmë? Ja si dëshiron të duket Armina nuse


Blogerja shqiptare Armina Mevlani ndodhet në Paris në javën e modës. E pranishme në sfilatën e Viviene Westwood, ajo ‘piketoi’ kështu edhe fustanin e nusërisë.

Fustani i nusërisë nga Vivienne Westwood është frymëzuar nga Marie-Antoinette, ka mëngë të fryra prej tyli, një fund të tejdukshëm që i ngjason një ujëvare dhe një korse në pjesën e sipërme.

Në ‘Instastory’, blogerja ka postuar një foto ku shfaqet modelja e njohur Bella Hadid, e veshur me një nustan të bardhë nusërie dhe mbi foto ka shkruar: “Si do të dukem unë si nuse”.

Në këtë mënyrë ajo indirekt na ka vënë në dijeni se planet e martesës me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin, do të jenë të afërta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al