24 Shtator, 2020

“S’doja që njerëzit të më shihnin të trishtuar dhe të lënduar”- Kapitulli i Selena Gomez me Justin Bieber është mbyllur plotësisht


Selena Gomez është shprehur se “kapitulli” i saj me Justin Bieber është mbyllur plotësisht.

Ish-çifti i famshëm i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2018 dhe Gomez nxori dy këngë që flisnin për thyerjen e saj të zemrës pas humbjes së Justin Bieber.

“Lose You to Love Me” dhe “Look at Her Now” u dolën njëra pas tjetrës dhe kjo ishte një ide e saj.

“E dija që nga fillimi që ‘Lose You to Love Me’ ishte një këngë e madhe sepse thjesht e ndjeva në zemrën time,”- tregoi 28-vjeçarja.

Ndërsa më pas shtoi: “Doja që njerëzit të kuptonin se ky ishte një udhëtim dhe që ishte mbyllur plotësisht. Nuk dua që njerëzit të më shohin të trishtuar dhe të lënduar. Se doja më këtë gjë. Doja që njerëzit të dinin se kam përjetuar diçka të vërtetë dhe ajo pjesë e imja ka mbaruar.”

Selena Gomez dhe Justin Bieber kanë qenë në një lidhje për 8 vite.

Menjëherë pasi u nda nga Selena, Justin u fejua me modelen Haily Bieber, për tu martuar vetëm pak kohë më pas.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al