5 Shtator, 2018

“Samsung”, së shpejti me një “smartphone” që paloset

Kompania “Samsung” është duke menduar që këtë vit të prezantojë një “smartphone” të ri që përthyhet.

CEO i “Samsung”-ut, DJ Koh tha se pajisja mund të zbulohet në konferencën zhvilluese të nëntorit. Por CNBC raporton se nuk është e qartë nëse konsumatorët do të jenë në gjendje që të blejnë telefonin që paloset që këtë vit.

Koh pranoi se pajisja misterioze ishte “e komplikuar” për t’u zhvilluar dhe thashethemet kanë sugjeruar që “Samsung” do të lëshojë një telefon me një ekran të kthyeshëm, ashtu si “Galaxy Note”.

CEO i “Samsung”-ut nuk ka lënë shumë të kuptohet se çfarë mund të pritet nga telefoni i ri, por ai pranon se pajisja dhe karakteristikat e tij duhet të bëjnë që konsumatorët të ngelin me gojë hapur.

Panorama Plus