3 Mars, 2018

“Samsung” hyn në tregun e asistentëve vokalë


“Samsung” konkurron “Apple” dhe “Amazon”, duke prodhuar altoparlantin e dhomës, bazuar në asistentin e tij vokal, Bixby.

Ka qenë vetë presidenti i “Samsung”, DJ Koh, që ka bërë të ditur lajmin në “Mobile World Congress” në Barcelonë, që sapo është mbyllur.

“Speaker” do të dalë në gjysmën e dytë të 2018-tës, dhe do të integrohet me pajisje të tjera të “Samsung”, si smartphone, televizorë dhe aksesorë të tjerë inteligjentë për shtëpinë, sektor ku kompania koreanojugore është pionere.

Në fakt lajmi për një altoparlant të “Samsung” u bë i ditur me burime korrikun e kaluar nga Wall Street Journal. Nuk përjashtohet mundësia që “Samsung” të nxjerrë modele të niveleve të ndryshme, në bazë të funksionit aktual, siç ka bërë “Google” me asistentin e tij të dhomës.

“Apple”, nga ana e tij ka nxjerrë prej pak javësh HomePod, dhe “Amazo”n ka qenë pionere me Echo. Sipas një studimi të eMarketer, në SHBA 35.6 milionë amerikanë do të përdorin një produkt të kësaj kategorie. Një rritje prej 128.9% krahasuar me vitin e kaluar.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al