24 Korrik, 2018

 “Samsung” do të nxjerr në treg karikuesin 2 në 1 për celularët e tij


Kompania “Samsung” po planifikon që të nxjerrë në treg një karikues 2 në 1 për celularët e tij dhe “Galaxy Watch”.

Sipas kompanisë, “Duo Wireless Charger” është i aftë që të karikojë dy telefona në të njëjtën kohë ose një telefon dhe një “Galaxy Watch”.

Ndërsa nga ana tjetër “Apple” ka thënë se do të nxjerrë në treg një “AirPower” që karikon tre pajisje njëherësh (iPhone, Apple Watch dhe AirPod).

Në muajin qershor të këtij viti, “Bloomberg” njoftoi se “Apple” është përballur me “një seri pengesash teknike” gjatë zhvillimit të “AirPower”-it, siç është mbinxehja e karikuesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al