17 Dhjetor, 2022

Salsano Rrapi për herë të parë me bashkëshorten e tij, kërcen në skenën e Dancing With The Stars


Ishte valsi plot emocion me bashkëshorten e tij që i dha plot 40 pikë Salsano Rrapit këtë mbrëmje në Dancing With The Stars.

 Romanticiteti dhe ngjyra e dashurisë, e kuqja mbizotëruan skenën e magjishme. Ishte dashuria në sytë e tyre që përcolli emocione të papërshkrueshme gjatë valsit. Aktori arriti të merrte 40 pikë nga juria.

Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij Erjona Kakeli, janë treguar gjithmonë të rezervuar kur vjen puna tek jeta e tyre private.  Dy aktorët kanë preferuar të mos dalin shumë në publik dhe intervistat ku zbulojnë detaje nga arrëdhënia e tyre janë të pakta. Salsano ka folur si asnjëherë më parë në lidhje me jetën e tij personale. I ftuar në “Braking”, aktori foli për puthjen e parë me bashkëshorten. Salsano tregoi se në fakt ka qenë Erjona ajo që e ka marrë iniciativën e para për ta puthur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al