21 Maj, 2019

Sakrifica e deputetes së re, vjen në Parlament pak ditë pasi sjell në jetë bebin


Kjo është Elda Hoti, deputetja e cila mori mandatin që la Viktori Tusha, nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në foton majtas është fotografuar dy ditë më parë, e rikthyer në Parlament pak ditë pasi lindi djalin e saj dhe fëmijën e dytë.

Elda është nga Laçi, 27 vjeç dhe sapo u fut në Parlament, nuk ra në sy vetëm për faktin se dukej që ishte në ditët e fundit të shtatzaënisë, por u komentua shumë edhe për CV-në e saj. Zonja Hoti shkruante ne CV se është diplomuar për Drejtësi, ka bërë edhe master, por nuk ka asnjë kualifikim, eksperiencë pune apo angazhime në organizata joqeveritare.

Elda Hoti u pyet në një panel gazetarësh për ambiciet dhe synimet e saj në politikë, se çfarë raporti kishte ajo me Partinë që e futi në lista etj.. Ajo rrëfeu se kishte shumë respekt për Monika Kryemadhin, por mandatin e mori për t’i shërbyer kombit. Ajo nuk e dinte se kur ishte krijuar Partia ku ajo bënte pjesë, por sa e kishte rrogën e dinte shumë mirë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al