12 Korrik, 2019

“Sa e kam sharë veten në ato momente!”, Mariza Ikonomi rrëfen momentin e sikletshëm në aventurën në kroçere


Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi, ishte e ftuara e radhës në emisionin “Ftesë në Pesë”, ku rrëfeu aventurën e gjatë në kroçere. Ajo e cilësoi si një eksperiencë që e ka ndihmuar për të zbuluar më mirë veten.

Përr rreth nëntë muaj, Mariza ka udhëtuar dhe shijuar disa nga vendet më të bukura të botës. Madje ajo ka dhuruar edhe performanca “musical” për turistët e huaj.

Gjatë bisedës në studio, Ikonomi vendosi që të tregonte edhe një moment të sikletshëm që i ka ndodhur në këtë eksperiencë.

“Ka qenë një situatë e sikletshme, ka qenë në herët e para kur unë ende nuk isha mësuar me skenën, sepse duhet të kërceja, të këndoja, të aktroja dhe para se të dilja unë pësoja një ‘blackout’. Më dukej sikur do harroja gjithçka dhe në fakt harrova”, tha ajo duke qeshur.

“Filloi shfaqja, gjithçka po shkonte në rregull dhe unë në një moment e lashë mikrofonin në prapaskenë, me idenë që do ta merrja…e harrova dhe ishte një moment që unë duhet të këndoja. Dola, të gjithë prisnin që unë të këndoja, muzika filloi dhe unë duhet të isha duke kënduar, por ndërkohë nuk kisha mikrofonin dhe kërceva”, tregoi Mariza, duke shtuar më pas se në ato momente e kishte sharë pafund veten. /TCH/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al