26 Shkurt, 2022

Rusia kufizon aksesin në rrjetet sociale, ja cila është arsyeja


Ndërsa pushtimi i Ukrainës hyri në ditën e tretë, Rusia ka bllokuar aksesin në rrjetin social Twitter dhe ka paralajmëruar se do të bëjë të njëjtën gjë me Facebook.

Duke filluar nga mëngjesi i së shtunës, NetBlocks vuri re shumë lidhje të dështuara ose të ndërprera në çdo ofrues kryesor të telekomit rus, duke përfshirë Rostelecom, MTS, Beeline dhe MegaFon. Rusët janë ende në gjendje të hyjnë në Twitter përmes shërbimeve VPN, por lidhjet direkte janë të kufizuara.

Alp Toke, drejtori i NetBlocks i tha BBC se kufizimi i Twitter-it nga Rusi do të ndikjoë në rrjedhën e lirë të informacionit në një kohë kur publiku duhet të qëndrojë i infromuar.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Twitter është duke u kufizuar për disa njerëz në Rusi dhe po punojmë për ta mbajtur shërbimin tonë të sigurt dhe të aksesueshëm”, thuhet në një postim në Twitter nga vetë kompania.

Nga ana tjetër, rregullatori rus i komunikimit “Roskomnadzor” akuzoi kompaninë Facebook për shkeljen dhe “cënimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve rusë.”

Roskomnadzor kishte kërkuar që “Facebook” të heqë kufizimet që vendosi këtë të enjte në agjencinë shtetërore të lajmeve “RIA”, kanalin “ZVEZDA” dhe faqet e lajmeve pro-Kremlinit. Nënkryetari i çëshjtjeve globale në Meta,Nick Clegg, tha se autoritetet ruse i kanë urdhëruar të ndalojnë kontrollin e pavarur të fakteve dhe etiketimin e përmbajtjes së mediave, por kërkesa ishte refuzuar.

 

“Rusët e zakonshëm po përdorin aplikacionet tona për t’u shprehur dhe organizuar për veprim, dhe kompania dëshiron që ata të vazhdojnë të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”, tha Nick.

Luftimet vazhdojnë të nxehen në të gjithë Ukrainën ndërsa forcat ruse kanë përqendruar sulmin e tyre në kryeqytetin Kiev.

Media shtetërore ruse ka paraqitur një pamje deri diku pozitive të luftës duke u fokusuar në “operacionin ushtarak” të detyruar ndërsa platformat e mediave sociale kanë krijuar një pamje më kaotike, me imazhe dhe video shqetësuese nga konflikti që qarkullojnë gjerësisht.

Aksesi në internet në Ukrainë mbetet aktiv dhe Twitter nuk është bllokuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al