13 Mars, 2020

Rudina Dembacaj publikon videon e Mark Frrokut me syze në formë zemre me foton e saj dhe e pyet nëse e do. Ja si përgjigjet ish-deputeti


Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku bënë lidhjen e tyre publike pak muaj më parë. Dhe modeatorja me ish deputetin nuk ngurrojnë të tregojnë dashurinë për njëri-tjetrin.

Së fundmi, Rudina publikoi një video ku i kishte vendosur partnerit të saj syze me xhamat në formë zemre dhe brenda zemrave ishte imazhi i saj.

Gjatë kësaj kohe ajo e pyet Frrokun nëse i pëlqejnë syzet dhe ai i përgjigjet që po.

Ndërsa nuk mungoi pyetja nëse ai e do. Dhe Marku i kthehet: “Shumë”.

Moderatorja ka treguar se ka një marrëdhënie të mirë edhe me fëmijët e ish-deputetit.

Ajo shpesh publikon video dhe foto me vajzat e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al