23 Shkurt, 2018

Rrjeti social “Snapchat” vjen me risi, ja ndryshimet


Rrjeti social “Snapchat” ka njoftuar se ishte duke bashkëpunuar me Giphy për të siguruar GIFs për të zbukuruar Story dhe Snaps që përdoruesit dërgojnë te miqtë ose postojnë në “Public Stories”.

Kjo risi vjen jo shumë kohë pasi për “Snapchat” erdhën kritika të rënda për ndërfaqen e saj të re konfuze pas një përditësimi të fundit.

Ndërkohë “Instagram” ishte kompania e parë që ofron GIF-të e inkorporuar në mesazhet e drejtpërdrejta në “Instragram” dhe “Stories Instagram”.

Ajo që e bën atë edhe më interesante është se Giphy do të ofrojë këto GIF për Snaps, që është pikërisht ofruesi i njëjtë për GIF-et e “Instagram Stories”.

Përveç kësaj, “Snapchat” kishte premtuar gjithashtu se do të adresonte ridizajnimin dhe do të ofrojë tabela të reja në seksionin “Friends and Discover” të aplikacionit.

Kjo tingëllon sikur “Snapchat” ka vendosur të mbajë një dizajn të ri, i cili do të lancohet për në iOS para se të bëhet në “Android” gjatë dy javëve të ardhshme.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al