10 Prill, 2020

Rritja e dhunës në familje për shkak të izolimit nga koronavirusi, Rihanna dhe bosi i Twitter bëhen bashkë, dhurojnë shumën e majme për ti ndihmuar


Rihanna nuk ndal dhënien e donacioneve ndërsa bota ndodhet në një periudhë të vështirë. Fillimisht fondacioni i saj Clara Lionel Foundation dhuroi 5 milion dollarë për të luftuar koronavirusin më 22 mars.

Dhe tani këngëtarja është bashkëshkuar me shefin ekzekutiv të Twitter, Jack Dorsey duke dhuruar secili 2.1 milionë dollarë në fondin e kryetarit të bashkisë për Los Angeles për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje të prekura nga urdhri i qëndrimit në shtëpi për shkak COVID-19.

Dhurimi prej 4.2 milionë dollarë do ofrojë mbështetje, përfshirë strehim, ushqim dhe këshillim për individët dhe fëmijët e tyre që vuajnë nga dhuna në familje në një kohë kur incidentet janë në rritje.

Në një deklaratë Rihanna, e cila ka qenë në mesin e të dhunuarve si dhe Dorsey thanë se viktimat e dhunës në familja ekzistojnë në gjithë botën ndaj për ta ky është vetëm fillimi.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë themeluesi i Twitter njoftoi se dhuroi 1 miliardë dollarë për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit si edhe arsimin e vajzave.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al