12 Mars, 2018

Rrëzohet në gjykatë e vdes, murgesha ishte në betejë ligjore me këngëtaren e famshme


Një murgeshë 89-vjeçare ka ndërruar jetë të premten, pasi ishte e përfshirë në një betejë ligjore për një mosmarrëveshje pronësore me këngëtaren Katy Perry. Gjatë një seance gjyqësore ajo u rrëzua dhe vdiq në gjykatë.

Motra Catherine Rose Holzman ishte një nga 2 murgeshat e përfshirë në betejë ligjore me Perry-n mbi një ish-manastir në qytetin e Los Angeles.

Sipas mediave të huaja, Perry pranoi të blinte pronën për 14.5 milionë dollarë në vitin 2015 por marrëveshja u prish kur banorët e mëparshëm kundërshtuan.

Ndërkohë ,urgeshat Catherine Rose dhe Rita Callanan janë shprehur se nuk dëshironin t’ia jepnin manastirin dhe tokën përreth ylli të muzikës. Arsyeja ishin pasi hitet e këngëtares ndonjëherë kanë qenë provokative si “Kissed A Girl” dhe “Ur So Gay”.

Gjithashtu thuhet se Perry i ka takuar murgeshat për ti bindur dhe mendohet se i ka treguar tatuazhin e Jezusit si edhe këndoi një himn për to, por atyre nuk iu ishte mbushur mendja.

Murgeshat ia shitën pronën pronares së një restorani Dana Hollister, pa miratimin e Kryepeshkopatës së tyre.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al