26 Mars, 2019

Rrëfimi i dhimbshëm: Mënyra e rrezikshme që nëna më pengoi rritjen e gjoksit të mos joshja meshkujt


Ishte vetëm 10 vjeçe kur ajo iu nënshtrua procedurës së dhimbshme e të rrezikshme, të shtypjes së gjoksit. Viktima e quajtur Kinaya ka zbuluar se si e ëma i pengoi rritjen e gjoksit.

Ajo është në mesin e 1000 grave dhe vajzave në Britaninë e Madhe, që i janë nënshtruar kësaj procedure. BBC shkruan se praktika përfshin shtypjen e kraharorit, me një gur të nxehtë për të vonuar formimin e gjirit, me shpresën se do t’i mbrojë vajzat nga vëmendja e meshkujve.

Gruaja me origjinë nga Afrika ka thënë për gazetaren e BBC-së se “nëna i ka thënë se nëse nuk e bënte një gjë të tillë, atëherë meshkujt do të shkojnë pas saj për seks”.

“Koha nuk e largon dhimbjen. Madje gjatë atij procesi nuk lejohet as për të qarë. Nëse qani, atëherë keni turpëruar familjen dhe nuk je një ‘vajzë e fortë”, ka shtuar ajo.

Madje kur vajza e saj bëri 10 vjeçe, nëna e saj i propozoi shtypjen e gjoksit, por ajo nuk ka pranuar.

“Thashë jo, jo, jo. Asnjë nga fëmijët e mi nuk do të kalojnë dhimbjen që unë e provova, pasi ende jetoj me trauma”, ka treguar Kinaya, e cila jeton larg familjes pasi ka frikë se ata mund të bëjnë diçka me fëmijët pa lejen e saj.

“Është me të vërtetë një abuzim. Ajo ju dehumanizon – ju nuk jeni një qenie njerëzore. Ato e shtypin gurin e nxehtë me duar dhe kjo është vërtetë e dhimbshme. Imagjinoni një objekt të nxehtë në trupin tuaj të zhveshur dhe kur dilni keni një shirit që ju shtrëngon në gjoks. Herë pas here ju keni vështirësi me frymëmarrjen”, tregon një tjetër viktimë e quajtur Simone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al