7 Dhjetor, 2017

Rrëfim i pazakontë i Rajmonda Bulkut për familjen: Nipit në shkollë i thonë….


Edhe pse ajo ende vazhdon të jetë aktive në skenë dhe në jetën publike, pakkush mund ta ketë çuar ndonjëherë në mendje faktin se  Rajmonda Bulku, zyrtarisht ka dalë në pension. E ftuar tek “Rudina” në TV Klan, aktorja prezantoi shfaqjen e radhës, e cila do të nisë nesër, në Teatrin Kombëtar “Dama me kamelie” , inskenimi i një kryevepre të vërtetë botërore. Përtej jetës së saj profesionale ajo ka rrëfyer edhe më shumë detaje rreth familjes, raportin me nipin Joenin. Për të gjithë juve që nuk e dini apo nuk e imagjinoni dot, Rajmonda Bulku ka 7 vite që është bërë gjyshe.

“Kur e merrja Joenin nga kopshti, ai më pyeste ‘o nëna, po pse më thonë ato që je nipi i Monda Bulkut dhe jo djali i mamit?” – rrëfen aktorja me të qeshur pas pyetjes si e përjeton të qenit gjyshe një aktore e njohur si ajo.

Ndërsa Endi,nipi tjetër disa vite më i vogël, nuk është ende në gjendje të kuptojë famën e gjyshes së tij. Aq më pak, edhe Damiani, djali 3-vjeçar i vajzës së aktores, e cila jeton në Greqi me familjen e saj. Së shpejti, Rajmonda do të bëhet gjyshe për herë të katërt, sepse vajza e saj është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo është surprizuar në emision duke marr mesazh të ëmbël nga tre nipërit e saj. Gjyshe fatlume apo jo?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al