12 Nëntor, 2017

Rrëfehet Xhensila: Ja çfarë i gatuaj Besit në shtëpi, së shpejti do sjell klipin e këngës…


Pas dasmës dhe muajit të mjaltit, Xhensila i është rikthyer angazhimeve në muzikë. Për ‘Mirage’, këngëtarja ka thënë se pas një jave do të nis përgatitjet për klipin e këngës që ajo i dedikoi Besit gjatë dasmës me titullin ‘’Ti e ke çelësin e zemrës sime’’.

Një dasmë sikurse e Besit dhe Xhensilës është e qartë se ka kosto shumë të lartë, e për këtë gjë këngëtarja ka folur për herë të parë.

Ajo u shpreh: E di që do t’ju duket e pabesueshme, por nuk kam qenë brenda këtyre diskutimeve. Thjesht kam dashur të qetësohem sepse ka qenë një punë e madhe nga dasma”. (Min: 2:50).

Xhensila ka thënë gjithashtu se tani i kushton më shumë kohë shtëpisë, gatimit dhe sigurisht pastërtisë së shtëpisë. Ajo thotë se i pëlqen më shumë të përgatisë gatime tradicionale shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al