2 Tetor, 2017

Rrëfehet Renis Gjoka: Prej 10 vitesh jam në një lidhje dashurie


 

Renis Gjoka është një nga ata këngëtarë që përsa i përket çështjeve të zemrës, nuk ka qejf të përflitet apo lakohet në portale. Atij i pëlqen të mbajë një profil të ulët sa i takon jetës së tij private dhe ka preferuar që mediat dhe publiku të flasin më shumë rreth produkteve e projekteve muzikore.

Mirëpo, i ftuar në ‘Wake Up’ nga Eno Popi, Isli Islami dhe Oriela Nebiaj për të folur rreth përjetimeve që i jep statusi i trajnerit në ‘Voice Kids’ që pritet të fillojë në Top Channel, këngëtari është ngacmuar edhe për jetën private.

Vetë Renisi ka treguar se ai prej 10 vitesh është në një lidhje dashurie të konsoliduar. Megjithatë, ende nuk kanë plane për martesë pasi këtë do t’ja lënë kohës.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al