9 Shkurt, 2018

Rrëfehet aktori shqiptar: Nëse bashkëshortja ime s’do bëhej xheloze, do të ishte problem


Nëse bashkëshortja ime nuk do të bëhej xheloze, do të ishte problem. Kështu është shprehur moderatori e aktori Devis Muka në një intervistë për “Panorama Plus”, teksa ka folur për jetën e tij private.

Komplimenti më i shpeshtë që të bëjnë është, që je djalë i bukur, apo je mashkull i vërtetë?

Sot, më mirë është të të thonë: “Je njeri i mirë”. Se komplimente të tilla ka plot, por njerëz të mirë ka pak.

Si i martuar dhe baba i një vajze, ndodh që bashkëshortja bëhet xheloze?

Nëse nuk do të bëhej xheloze, do të ishte problem. Por ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe nuk lejojmë që xhelozia ta mbysë lidhjen tonë.

Ju ndodh që të përhumbeni apo të humbisni toruan, kur shikoni velinat tek kërcejnë para jush?

Po tani, njerëz të gjallë jemi, edhe përhumbemi, por jo gjithmonë, pasi për fat kemi regjisorin që na tërheq veshin.

Për të qenë energjikë dhe plot batuta çdo natë, si karikoheni?

Vajza ime është burimi i energjisë. Ajo më kthen në fëmijë dhe më mbush me qetë-si. Fëmijët janë vërtet bekim!

Është më e vështirë të bësh për të qeshur publikun në një sallë teatri, apo atë në shtëpi nëpërmjet ekranit?

Publiku është i ndryshëm, përsa i përket teatrit dhe televizionit, por në një pikë bashkohen. Ata të duan, nëse je i vërtetë.

KLOTILDA HARKA/ Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al