24 Gusht, 2018

Rozana Radi pushime me njeriun e zemrës, ia shpreh hapur dashurinë oficerit të Policisë


Rozana Radi është një nga ato artiste që nuk flet për jetën private, madje e ruan atë me shumë fanatizëm. Moderatorja dhe këngëtarja e njohur ka pranuar në disa intervista se ka dikë në krah dhe është shumë e lumtur për gjithçka po përjeton, por nuk ka zbuluar kush është personi në fjalë.

Gjithçka rreth lidhjes së saj të bukur dhe të konsoliduar është zbuluar nga fotot paparazzi në periudha të ndryshme, dhe bëhet fjalë pikërisht për oficerin e Policisë Gjyqësore, Shpëtim Karakushin.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa foto nga pushimet në Itali. Pranë detit për të shijuar ditët e nxehta, Rozana paska edhe të dashurin e saj.

Me një foto të rrallë dhe shumë romantike duke shtrënguar dorën e tij, ajo na ka treguar se njeriu i zemrës është pranë saj në këto ditë të nxehta gushti. Me siguri. këto pushime do jenë të paharrueshme për këngëtaren dhe moderatoren e një emisioni investigativ në ekranet shqiptare.

PANORAMA PLUS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al