19 Shkurt, 2018

Rozana Radi merr vendimin drastik: Më kuptoni


Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, Rozana Radi ka bërë një njoftim që i ka habitur të gjithë.

Këngëtarja ka vendosur të mos shfaqet më në emisione televizive dhe të mos japë më intervista.

Rozana shkruan se nuk ka çfarë të thotë më dhe se do i refuzojë ftesat për intervista apo emisione.

“Ju lutem më kuptoni kur nuk pranoj të vij në emisione televizive dhe të jap intervista nëpër portale. Nuk kam çfarë të them, vetëm të filloj të shpik gjëra. Ndaj mos më ftoni sepse nuk vij”, shkruan ajo.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al