26 Dhjetor, 2017

Rozana dedikim Françesk Radit: Të duartrokasin ata që të ngulën thikën


Në një postim që ka bërë në faqen e saj në Instagram me rastin e Krishtlindjes Rozana Radi ka kujtuar edhe xhaxhain e saj Françesk Radi i cili u nda nga jeta pak muaj më parë. Ajo shkruan në vetën e parë ndërsa thotë se po e duartrokasin në të njëjtën sallë ku i kanë ngulur thikën pas shpine disa herë.

Postimi i Rozanës:

I shikon? Duartrokasin per ty salla e pallatit te koncerteve, e njejta sallae ku ty te ngulen thiken pas shpine disa here.Eshte e njejta salle ku publiku te duartrokiste e kendonte bashke me ty.Mbrem degjuam muziken tende “Biçikleten”qe ti e doje aq shume por nuk patem fatin te te degjonim zerin. Jo se nuk e kemi zerin tend por sepse ti nuk do lejoje kurre te kendoje ne nje cd ne pallatin e koncerteve.Franko, eshte nata e krishtindjes dhe eshte viti i pare qe ti nuk do te jesh mè me kitarren tende ne tavolinen tone te madhe. Eshte e veshtire eshte aq e veshtire sa tek shkruaj me mblidhet nje lemsh ne gryke . Por ne me zerin qe na dridhet do kendojme kenget e tua dhe do falenderojme Zotin qe na bekoj me nje njeri si ti ne jeten tone. Gezuar Krishtlindjen Franko. Te duam shume?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al