25 Janar, 2018

Rovena Dilo nuk i reziston dot gatimeve të Renatos


Pak ditë më parë, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, bëri një festë të madhe me Vip-a, me rastin e njëvjetorit të hapjes së restorantit të tij.

Mekolli, tashmë, është bërë një personazh televizioni dhe duket që e pëlqen shumë këtë botë. Ai u bë i njohur falë formatit “Master Chef” në Top Channel, ndërkohë që më vonë u bë pjesë e formateve të tjera televizive, të cilat nuk kanë lidhje me artin e kulinarisë.

Ai fitoi “Dancing With the Stars” bashkë me partneren e tij Laura Nezha, duke treguar se zotëron disa aftësi të tjera, përveç gatimit. Tashmë Renato ka shumë miq Vipa dhe nuk kishte si të mungonin në festën e tij.

 

Paparazzi ynë ka kapur këngëtaren e njohur Rovena Dilo, e cila nuk ka humbur rastin të provojë ushqimet e shijshme të Renatos, megjithëse e dimë që ajo është shumë e kujdesshme me linjat. E kush mund t’i rezistonte pjatave të tilla!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al